Telegrafi

LG prezanton super-ekranin në 5.5 inç

Ekrani me diagonale prej 5.5-inç në IPS ka rezolucion QHD (2,560×1,440), dhe ofron 120 për qind më shumë spektër të ngjyrave, si dhe 50 për qind rritje në kontrast si dhe 30 për qind rritje në qartësi në krahasim me panelër konvencional të llojit QHD LCD.

Sipas LG’së, të gjitha këto karakteristika të reja të ekranit janë arritur pa e rritur konsumin e energjisë së pajisjes.

Për përdoruesit, kjo do të thotë ekran me ngjyra më të ndritshme dhe më të sakta, të zezë më të thellë, dhe, në përgjithësi, cilësi më të mirë të fotografive në kushte të ndritshme.

LG thotë se ekrani i ri tashmë është duke u prodhuar në masë. Ne do të dimë më shumë në lidhje me të kur të shfaqet telefoni i ri i kompanisë, më 28 prill. (Telegrafi)