LG ka thënë se webOS do të përdoret në më shumë se 70 për qind të televizorëve të saj të mençur të cilët do t’i prezantojë gjatë vitit, dhe se sistemin e ri operativ e ka dizajnuar në atë mënyrë që të jetë krejtësisht i ndryshëm nga versioni i mëparshëm i cili është përdorur për telefonat e mençur.
Televizorët e bazuar në sistemin operativ të LG’së, webOS do të vijnë me një numër të konsiderueshëm të karakteristikave, të cilat përfshijnë navigimin e lehtë, lidhjen e lehtë me rrjet si dhe kontrollin e TV-së me zë dhe me gjeste. / Telegrafi /