Telegrafi

LG prezanton “PC all-in-one” Chromebase

LG Chromebase posedon ekranin me diagonalen prej 21.5 inç në Full HD IPS me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin e Intel Celeron si dhe 2GB RAM.

“LG Chromebase është një valë e re e kompjuterëve desktop, i cili vjen si kombinim i thjeshtësisë, fuqisë dhe dizajnit. Ne presim një shkallë të shpejtë të adoptimit dhe jo vetëm në shtëpi, por edhe edhe në shkolla, hotele, qendra të thirrjeve dhe zyra” ka thënë Hyoung-sei Park, drejtuesi i njësisë së IT ër biznese në LG.

Karakteristikat tjera të LG Chromebase përfshijnë edhe 16GB memorie të brendshme, kamerën me 1.3 mega-piksel, tri porte për USB 2.0, një për USB 3.0 si dhe tastierën dhe mausin.

LG nuk ka dhënë asnjë detaj për çmimin e mundshëm të LG Chromebase, ndërsa pritet që këto detaje të jepen në panairin e CES, muajin e ardhshëm. / Telegrafi /