Telegrafi

LG prezanton një ekran transparent OLED

Në ekran mund të shfaqen jo vetëm përmbajtje televizive, por edhe vepra arti.

LG Display – për të mos u ngatërruar me LG Electronics – ka zhvilluar disa koncepte për ekranet transparente OLED.

Ndarja OLED, për shembull, përbëhet nga dy ekrane 55-inç me transparencë 40 për qind, të cilat janë pozicionuar njëra mbi tjetrën.

Sipas LG Display, ekrani është i përshtatshëm në mënyrë ideale për dhomën e ndenjes dhe nuk mund të shfaq vetëm përmbajtje televizive, por edhe vepra arti – të dyja në të njëjtën kohë.

Varni fotot pas ekranit

Një vepër arti mund të shfaqet përgjithmonë si një pikturë dhe mund të integrohet pa probleme në dekorimin e dhomës së ditës.

Fotot e vërteta mund të varen edhe pas ekranit transparent, siç raporton The Verge. Ato bëhen të dukshme kur ekrani fiket.

Zgjedhjet e reja transparente OLED do të prezantohen më 5 janar si pjesë e CES 2022. /Telegrafi/