Telegrafi

LG prezanton modelin Gx në Korenë e Jugut

Modeli i ri i telefonit të LG-së i cili vjen si version më i madh se LG G2 sjell me vete ekranin në full-HD me diagonalen prej 5.5-inç në IPS, kamerën e pasme me 13 mega-piksel, procesorin quad-core Qualcomm Snapdragon 600.

Pajisja e re mobile e LG-së posedon funksionin e njohur si Knock-On (i cili bën që me dy të prekura të ekranit, i njëjti të lëshohet) dhe ka askesorë të njëjtë, sikurse atë të mbështjellësit QuickWindow. / Telegrafi /