Telegrafi

LG prezanton modelet e reja, L Bello dhe L Fino

Pajisjet e reja mobile të LG do të quhen LG L Bello dhe LG L Fino, ndërsa këto modele të telefonave do të ofrojnë karakteristika të krahasueshme me pajisjet e avancuara, por mund të blihen me më pak para.

Të dy modelet e telefonave do ta kenë butonin e pasëm të njohur si LG Rear dhe do të ofrojnë kamera me cilësi të lartë. LG L Fino do të përdorë një procesor me 1.2GHz quad-core, 1GB RAM, 4GB memorie të brendshme, dhe ekranin me diagonalen prej 4.5-inç në formatin WVGA IPS me një rezolucion prej 800 x 480 pikselëve. Kamera e pasme e këtij modeli do të jetë me 8MP, ndërsa në anën e përparme, kamera do të jetë e llojit VGA.

Në anën tjetër, LG L Bello do ta ketë procesorin me 1.3GHz quad-core me 1GB RAM. Memoria e brendshme e LG L Bello do të jetë me 8GB, ndërsa ekrani i telefonit do të vijë me diagonalen prej 5-inç në 854 x 480 piksel.

Kamera e pasme do të ketë auto-fokus dhe 8MP, ndërsa kamera e përparme do të sjell vetëm 1MP. Të dyja modelet do të bazohen në Android 4.4.2 Kitkat si sistemin e tyre operativ. (Telegrafi)