Telegrafi

LG Prada i ri vitin e ardhshëm

Rezultati i këtij partneriteti në treg do të paraqitet gjatë çerekut të parë të vitit të ardhshëm si celulari LG Prada 3.0 i bazuar në sistemin operativ Android.

"Partneriteti në mes të kompanive Prada dhe LG paraqet një bashkim interesant të qasjes novatore dhe kualitetit të pakompromis të stilit, dizajnit dhe teknologjisë revolucionare”, mendon Patrizio Bertelli, drejtori gjeneral i grupit Prada, ndërsa drejtori gjeneral i kompanisë LG Electronics Mobile Communications, Jong-seok Park, tha se mirëpret “vazhdimin e zhvillimit të smartphonëve luksoz me identitet të fuqishëm dhe stil të sofistikuar”.

E një sugjerim të asaj se si do të duket Prada e re mund ta shihni në fotografinë e artikullit. Pararendësi, LG Prada II, ishte paraqitur para pak më shumë se tri vitesh. /Telegrafi/