Telegrafi

LG planifikon të shesë 10 milionë njësi të LG G4

LG thuhet se synon të shesë më shumë se 10 milionë njësi të LG G4 në 2015, dhe kjo është konfirmuar nga vetë kompania në Kongresin Botëror Mobil javën e kaluar.

Gjenerata e re e telefonit – LG G4 pritet të zbulohet në një ngjarje mediale muajin e ardhshëm, në të cilën do të merren vesh të gjitha specifikat zyrtare të pajisjes së re mobile.

Ndërsa karakteristikat tjera të LG G4 do të përfshijnë ekranin me diagonalen prej 5.5 inç me rezolucionin QHD dhe skaje të ngushta, të ngjashme me ato të G3.

Procesori i G4 thuhet se do të vijë me Snapdragon 810, me 3GB ose 4GB RAM, sensorin për gishtërinj dhe variantet e memories me 32GB/64GB. (Telegrafi)