Telegrafi

LG përgatit tri modele të reja në Android

Kompania koreane në fakt thuhet se është duke punuar që tre muaj në modelet e reja, dhe prezantimi zyrtar i tyre pritet të bëhet në një të ardhme jo shumë të largët. Në fakt, të tri modelet janë parë së fundmi në një uebfaqe indiane.

Modeli i koduar me shifrën LG D392 pritet të dal në treg me shifrën komerciale, F60. Ky model thuhet se do ta ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.5” në WVGA (480×800), kamerën e pasme me 5 MP dhe atë të përparmen me VGA, si dhe mbështetjen për rrjetin LTE.

Procesori i këtij telefoni pritet të vijë me 1.2 GHz quad-core, i ndihmuar edhe nga 1GB RAM dhe 4GB memorie të brendshme.

Modeli tjetër i telefonit të ri të LG në Android pritet të jetë LG X147, me ekranin prej 4.3” në WVGA, procesorin me 1.3 GHz dual-core CPU, 512MB RAM, dhe 4GB memorie të brendshme, bashkë me baterinë prej 1700 mAh.

Përfundimisht, modeli tjetër LG X132, i cili është edhe më bazik, pritet të sjell ekranin me 3.5” WVGA, 1 GHz dual-core, 512MB RAM, 4GB memorie dhe baterinë me 1540 mAh. Të gjitha modelet e reja të telefonave pritet të vijnë me Android 4.4 KitKat. /Telegrafi/