Telegrafi

LG përgatit tablet, fablet, dhe ekrane të lakueshme

Përveç për tabletin e ri, merret vesh se LG është duke punuar edhe në një numër të fabletëve dhe gjithashtu një ore të mençur, për të cilën është raportuar shumë kohë më parë. Mirëpo, kjo nuk është e tëra, pasi që besohet se vitin e ardhshëm ne gjithashtu do të shohim edhe disa pajisje të reja nga LG, të cilat do të kenë ekranin e lakueshëm.

Edhe pse nuk jepen shumë detaje për specifikat e mundshme të këtyre modeleve të reja të pajisjeve të LG, pritet që në panairin e ardhshëm të IFA-së në Berlin të zbulohet më shumë rreth pajisjeve të reja të kompanisë aziatike, e cila aktualisht është prodhues lider në ekrane për pajisje të ndryshme elektronike, madje edhe më e madhe sesa gjiganti global Samsung. / Telegrafi /