Gjiganti koreanojugor i pajisjeve elektronike LG, tha se në tre mujorin e tretë të vitit 2018, fitimi operativ i kompanisë është rritur me 44 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Fitimi i LG për periudhën korrik-shtator 2018 raportohet 659.7 milionë dollarë, ndërsa të ardhurat e kompanisë ishin 13.2 miliardë dollarë.
Gjithashtu humbjet e kompanisë krahasuar me një vit më parë janë reduktuar ndjeshëm. /Telegrafi/