Site icon Telegrafi

LG paralajmëron webOS 2.0 për TV, e shfaq në CES 2015

Gjenerata e ardhshme e webOS 2,0 do të sjell një ndërfaqe shumë më të thjeshtë dhe më intuitive të përdoruesit, thuhet sipas kompanisë së Koresë së Jugut.

Platforma e re televizive e LG gjithashtu do të përfshijë përmbajtjen 4k nga shërbime të tilla si Amazon Prime dhe Netflix, me kohë më të reduktuar të startimit dhe navigacion të shpejtë.

"Nga përditësimi i ri në webOS dhe plotësimi me karakteristika të reja dhe të zgjuara, përdoruesit do të përjetojnë një platformë të gjeneratës së ardhshme të televizorëve të mençur që janë më e thjeshtë, më të lehtë dhe më intuitiv se kurrë më parë," tha ekzekutivi i LG, In-Kyu Lee në një deklaratë.

LG do ta prezantojë softuerin e saj të ri bashkë me disa modele të reja dhe të shumta të televizorëve, duke përfshirë edhe modelet me 4K Ultra HD LCD që sjellin edhe teknologjinë ‘Quantum Dot’. (Telegrafi)
 

Exit mobile version