Telegrafi

LG Optimus Vu gjatë marsit

Ekrani është i tipit IPS me rezolucionin prej 1,024 x 768 piksel, e aty janë edhe kamera e pasme prej 8 megapiksel me blicin LED dhe ajo e përparme prej 1.3-megapiksel për video thirrje. Pesha e celularit është 168 gram, e trashësia 8.5 milimetra.

Bazën harduerike të Optimus Vu e paraqet procesori dybërthamësh i Qualcomm me takt pune prej 1.5 GHz dhe 32 GB të flash memories eMMC si dhe implementimi i HDMI-së, përkrahja për DLNA Wi-Fi Direcft, T-DMB (sipas të gjitha gjasave vetëm për tregun e Koresë Jugore), LTE dhe bateria me 2,080 mAh. Pajisja fillimisht do të shitet me Android 2.3, por qysh tani është paralajmëruar mbindërtimi në Android 4.0 (ICS), gjatë tri muajve të ardhshëm. Shitja fillon së pari në Korenë Jugore qysh gjatë muajit mars. /Telegrafi/