Telegrafi

LG Optimus L3 E400, një model i lirë Android

LG Optimus L3 E400 do të vijë në treg me ekran të ndjeshëm në prekje QVGA me diagonale prej 3.2 inç, Android 3.2 Gingerbread,  Wi-Fi, GPS, si dhe portin 3.5 mm për dëgjuese.

Për më shumë, LG Optimus L3 E400 posedon edhe kamerën me 3 mega-piksel, kartelën mikro SD, e cila mund të rris kapacitetin deri në 32GB, ndërsa çmimi i këtij modeli pritet të jetë rreth 145 euro. / Telegrafi /