Telegrafi

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.7 inç HD, me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, ndërsa pajisja mbështetet nga procesori quad core Qualcomm Snapdragon S4 Pro me 1.5GHz.

Karakteristikat tjera të LG Optimus GJ përfshijnë edhe dy kamerat, atë të pasme me 13 mega-piksel dhe tjetrën frontale me 2 mega-piksel për video chat.

LG Optimus GJ vjen edhe me 16GB memorie të brendshme, plus baterinë me 2,280 mAh, ndërsa çmimi i këtij modeli do të jetë i përafërt me 600 dollarë. / Telegrafi /