Telegrafi

LG Optimus G2 vjen në vjeshtë?

Sipas CNET, LG Optimus G2 pritet të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç në teknologjinë Full HD, rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve si dhe versionin e ri të platformës mobile të Google, Android 5.0.

Megjithatë, mund të ndodhë që LG të lansojë një model të freskuar të Optimus G në Kongresin Botëror Mobil gjatë muajit të ardhshëm, mirëpo ky telefon nuk do të jetë Optimus G2. / Telegrafi /