Telegrafi

LG Optimus G i gatshëm për treg nga AT&T

Kompania poashtu është duke ofruar kontratë të hapur edhepse kjo kontratë do të ju shtyej të paguani 549.99 dollarë që në fillim. Pajisja vjen me Android 4.0 Ice Cream Sandwich por LG ka thënë se do të përmirësoj versionin e Android në Jelly Bean 4.1.

LG Optimus ka procesor katër-bërthamor 1.5GHz Krait Snapdragon S4, 2gb RAM dhe rrjet 4G LTE si dhe ekran multi-touch 4.7 inç me rezolucione prej 1280×768 piksel.

Specifikat tjera të LG Optimus G përfshijnë kamerën 8megapiksel për foto dhe video, kamerë 1.3 megapiksel në anën frontale për bisedë në video, bateri 2,100 mAh, Bluetooth 4.0, WiFi, USB 2.0, A-GPS, MHL dhe DLNA dhe NFC.

Më shumë informata mund të gjeni të detajizuara në ueb sajtin e kompanisë në AT&T. /Telegrafi/