Telegrafi

LG Optimus 3D me dy bërthama

LG në panairin MWC ka publikuar disa detaje teknike shtesë që lidhen me telefonin e saj të mençur Optimus 3D. Sikur Optimus 2X, edhe Optimus 3D ka procesor dybërthamësh me takt pune 1 GHz, vetëm se në këtë rast NVIDIA Tegra është zëvendësuar nga Texas Instruments OMAP 4.

Pajisja ka bërthamë grafike PowerVR SGX540 dhe dalje HDMI, mirëpo vëmendje më së shumti tërheq ekrani i tij. Bëhet fjalë për ekranin tredimensional 4.3-inçësh dhe rezolucion WVGA, i cili për shfaqje 3D nuk kërkon nga përdoruesit të shfrytëzojnë syze të posaçme, e celulari ka dy kamera për të mundur të incizojë përmbajtjet tredimensionale. /Telegrafi/