Telegrafi

LG Optimus 3D më 6 qershor

Mirëpo, nëse e dëshironi një telefon të mençur i cili ua ofron mundësinë e incizimit apo shikimit të përmbajtjes në 3D, atëherë kompania LG e ka një të tillë për ju.

Ky model njihet me emrin LG Optimus 3D, dhe i njëjti do të vijë në dyqane më 6 qershor të këtij viti. Konfirmimi vjen nga Clove në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa faqja thotë se kjo datë është e saktë, dhe se në këtë ditë konsumatorët mund të vijnë e ta blejnë këtë telefon.

Vlen për tu theksuar se LG Optimus 3D posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, dhe blerësve të këtij modeli nuk iu nevojiten syzet për ta shikuar përmbajtjen në 3D.

I njëjti vjen edhe me kamerën me 5 mega-piksel, incizimit në format 720p, 8GB memorie, Bluetooth, si dhe sistemin e famshëm operativ, Android Froyo 2.2. Në Angli, LG Optimus kushton 379£, plus TVSH. / Telegrafi /