Telegrafi

LG Optimus 2X në Evropë

LG porosit se blerësit evropianë të telefonit të mençur Optimus 2X do të mund ta blejnë atë gjatë këtij muaji. Kompania ka filluar ta shesë këtë pajisje në Korenë Jugore gjatë janarit, e çmimi i versionit të hapur në Evropë do të duhej të kushtonte diç më pak se 500 euro.

Siç edhe dihet, bëhet fjalë për një celular të pajisur me procesorin dybërthamësh Tegra 2 me takt pune 1 GHz, ekranin 4-inçësh WVGA dhe kamerën e pasme 8-megapikselëshe si dhe kamerë të përparme prej 1.3-megapikselësh. Pajisja ka edhe 8 GB memorie interne (e cila mund të zgjerohet deri në 32 GB me anë të kartelave të memories 32 GB), konektor HDMI dhe mbështetje për incizim dhe riprodhim të video materialeve 1080p.

LG thekson se Optimus 2X fillimisht do të shitet me sistemin operativ Android 2.2 (Froyo), e së shpejti do të duhej të pasonin përditësimet në Android 2.3 (Gingerbread). /Telegrafi/