Telegrafi

LG OLED TV me 55 inç, në treg gjatë verës?

Madje, këtë datë prodhuesi i famshëm jug-korean e ka konfirmuar edhe zyrtarisht për faqen e Verge, për të cilën nuk ka dhënë datë të saktë të paraqitjes në treg, mirëpo vetëm ka thënë se televizori i saj do të jetë në dispozicion në gjysmën e vitit.

Televizori i njohur me emrin komercial si Cinema 3D TV ishte njëri prej modeleve që mori vëmendjen më të madhe të vizitorëve në panairin e Las Vegas.

Siç edhe mund të shihet, ky model sjell një figurë me kualitet të lartë, si dhe dizajn unik i cili e bën të duket shumë mbresëlënës.

Televizori OLED TV me ekran 55 inç nga LG është “i trashë” vetëm 4mm, peshon 7.5 kg, ndërsa kostoja e tij ende nuk është bërë publike. / Telegrafi /