Telegrafi

LG nuk do të krijojë Nexus 5

Lajmi i parë nga LG është se modeli i saj i telefonit me Google, Nexus 4 do të vijë edhe me ngjyrë të bardhë, edhe pse karakteristikat e këtij modeli do të jenë krejtësisht të njëjta me versionin me ngjyrë të zezë (ekran të ndjeshëm në prekje me 4.7 inç, 720p, quadcore Snapdragon S4 Pro, 2 GB RAM, dhe kamerë me 8 MP).

Ndërsa versioni me ngjyrë të bardhë i Nexus 4 do të vijë më 29 maj në Hong Kong fillimisht, për tu pasuar më pas edhe me tregun aziatik, amerikan, evropian, dhe atë të lindjes së mesme.

Ndërsa, lajmi i hidhur është se LG nuk do të prodhojë gjeneratën e re të telefonit të saj me Google, Nexus 5. Të paktën, sipas kështu është thënë sipas Kim Wong, drejtorit të LG Europe, i cili është cituar nga All About Phones, duke thënë se “aktualisht, LG nuk ka plane për krijimin e Nexus 5”. / Telegrafi /