Telegrafi

LG Nexus pritet të shfaqet në mes të nëntorit

Sipas O’Brien, telefoni i mençur nga LG do të dal në treg në mes të nëntorit. Pajisja e re është e bazuar në telefonin e famshëm të kompanisë Optimus G, por dy pajisjet nuk do të kenë pamje të njejtë.

Specifikimet e lëshuara në internet deri më tani zbulojnë se produkti i ri do të ketë ekran TrueHD IPS me rezolucion 1280×768, procesor quad-core Snapdragon S4 dhe dy gigabajt RAM memorie.

Gjithashtu, LG Nexus do të ketë bateri të instaluar pa opsion të heqjes dhe hapësirë ruajtëse 8gb ose 16gb. Një tipar i veçant i telefonit që pritet të jetë ndër më të mirët në treg, do të jetë mbushësi pa kabllo – tipar që nuk është parë më parë në ndonjë prej pajisjeve Nexus.

Detaje të reja mbi daljen e telefonit vijnë edhe nga CNET, duke raportuar se LG Nexus do të paraqitet zyrtarisht në fund të tetorit. /Telegrafi/