Telegrafi

LG Nexus 4 lansohet më 29 tetor?

Sipas gazetës franceze Le Figaro, Google dhe LG zyrtarisht do të lajmërojnë pajisjen e re LG Nexus 4 më 29 tetor dhe thuhet se pajisja do të dal në shitje po të njejtën ditë por dalja pritet të konfirmohet nga dy kompanitë.

LG Nexus 4 thuhet të ketë tipare të ngjashme me LG Optimus G, dhe do të përfshijë procesorin Snapdragon quad core, 2gb RAM memorie dhe ekran TrueHD me rezolucion 1280×768.

Specifikat tjera thuhet të jenë kamera 8 megapiksel dhe hapësirë ruajtëse 8gb ose 16gb dhe kartelë microSD. Ndërkohë, do të ju informojmë posa të kemi lajme mbi datat e lansimit si dhe çmimin e pajisjes. /Telegrafi/