Telegrafi

LG LU6200, një model i avancuar që del këtë muaj

Kjo, pasi që rivali i saj, kompania LG ka publikuar detajet e modelit të saj të ri të telefonit Android, LG LU6200.

Sipas faqes Unwired, thuhet se LG LU6200 do të vijë me Android Gingerbread, ndërsa i njëjti do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me 4.5 inç, ndërfaqe HD, si dhe rezolucion me 1280 x 720 pikselë.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe procesorin me 1.5 GHz, 1GB RAM, kamerën e pasme me 8 mega-piksel, atë të përparme me 1.3MP, si dhe rrjetet WiFi dhe atë NFC.

Modeli i ri i telefonit të LG’së pritet të lansohet në fund të këtij muaji, ndërsa në Kore i  njëjti do të jetë në treg që nga data 26 shtator. / Telegrafi /