Telegrafi

LG lanson X500 me bateri gjigante prej 4500 mAh

Një telefon i ri LG u njoftua zyrtarisht. I quajtur “LG X500”, pika shitëse e pajisjes është bateria e saj e madhe prej  4,500mAh, e cila kompania thotë se do t’ju lejojë të luani video për 20 orë vazhdimisht pa nevojë për mbushje.

LG gjithashtu thotë se bateria e X500 mund të mbushet në 50% për rreth një ore. Sa i përket specifikave tjera kryesore, telefoni ka një ekran 5.5 inç dhe përmban kamerën e pasme 13MP dhe kamerën e përparme me 5MP.

Pajisja, thonë raportet, është variantja koreane e X Power 2, që do të thotë se duhet të mundësohet nga Mediatek MT6750 SoC, të ketë 2GB RAM dhe të ekzekutojë përmes Android Nougat. Hapësira ruajtëse, megjithatë, thuhet të jetë 32GB.

Telefoni ka një çmim prej KRW 319,000, ose 285 dollarë. Ajo do të jetë në dispozicion për blerje në Korenë e Jugut duke filluar këtë të premte (9 qershor)