Telegrafi

LG lanson telefonin -Mobile G2X

Të dy kompanitë kanë thënë se ky model i telefonit së shpejti do të paraqitet në treg.

Modeli i ri i telefonit, T-Mobile G2X, posedon ekranin e ndjeshëm në prekje, procesorin dy-bërthamor NVIDIA Tegra 2, Android 2,2 Froyo, kamerën e pasme me 8MP e cila mundëson incizimin e videos në Full HD me 1080p, si dhe atë frontale me 1.3MP.

Përveç karakteristikave të avancuara që vijnë në këtë telefon, i njëjti gjithashtu do të përfshijë edhe aplikacionet e shumta të Android, por edhe lojërat e famshme si Need for Speed HD, T-Mobile TV dhe shumë aplikacione tjera të cilat janë të integruara në këtë telefon të mençur të T-Mobile dhe LG. / Telegrafi /