Janë dy kamera në front dhe tri në pjesën e prapme. LG tashmë e ka promovuar pajisjen e ardhshme mjaft kohë para njoftimit të sotëm.
Është e kuptueshme pasi që është e vështirë për një kompani të dalë në konkurrencë me kompani si Apple dhe Samsung – madje edhe me të gjitha ato lente.
Natyrisht, LG nuk është e para që sjell një telefon me tri lente në treg – Huawei doli e para në këtë garë disa muaj më parë me Huaweo P20.
Të dy kamerat frontale janë 8 dhe 5 megapiksel, duke marrë imazhe me kënd standard dhe të gjerë. Telefoni ruan karakteristikat AI të imazheve të pajisjeve të LG-së, të cilat janë lansuar në telefonat e kompanisë në Kongresin Botëror të Telefonëve, që përshtaten automatikisht, bazuar në llojin e skenave në të cilat fokusohen.
V40 ka një ekran 6.4 inç QuadHD, 6GB RAM, 64GB hapësirë ruajtëse (plus një kartelë microSD) dhe fuqizohet nga Snapdragon 845. /Telegrafi/