Telegrafi

LG lanson tabletin G Pad 2 8.0

Në fakt, LG e ka lansuar G Pad 2 8.0 në Korenë e Jugut, por pa bërë shumë bujë.

Tableti i ri i LG ofron ekranin me 8-inç me 1280 x 800 piksel me procesorin Qualcomm Snapdragon 400 dhe 1.5GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, por e cila mund të zgjerohet deri në 128GB.

Karakteristikat tjera të tabletit përfshijnë edhe kamerën e pasme me 5MP, 2MP në anën e përparme, baterinë me 4,200 mAh dhe Android 5.0 Lollipop. (Telegrafi)