Telegrafi

LG lanson fabletin G3 Stylus

LG G3 Stylus vjen me një ekran me diagonalen prej 5.5 inç në rezolucionin qHD prej 540 x 960 pikselëve, si dhe procesorin në 1.3GHz quad core dhe gjithashtu me 1GB RAM.

Karakteristikat e tjera të LG G3 Stylus përfshijnë edhe 8GB memorie të brendshme si dhe portin për kartelën microSD për zgjerimin e hapësirës, si dhe dy kamera në pajisje.

Në pjesën e përparme, LG G3 Stylus sjell kamerën me 1.3MP, ndërsa në pjesën e pasme është kamera e fuqishme me 13MP.

Fableti i ri i LG gjithashtu vjen me baterinë prej 3000 mAh dhe Android 4.4.2 Kitkat.

Kompania e njohur koreane ende nuk ka dhënë asnjë detaj për kohën e lansimit të fabletit të saj në SHBA apo Evropë, si dhe nuk ka folur për koston e mundshme të pajisjes. (Telegrafi)