Site icon Telegrafi

LG kopjon Apple, së shpejti me modelin G5 SE

Kohëve të fundit është thënë se është duke përgatitur një tjetër version të telefonit të saj kryesor, LG G5, të cilin do ta quajë LG G5 SE, për të cilin tani janë dhënë më shumë detaje.

Sipas një raporti të fundit LG G5 SE vjen me Snapdragon 652 dhe celulari do të shitet në tregje të caktuara në vend të LG G5.

LG G5 SE me sa duket do të jetë në dispozicion në Kinë, Amerikën Latine dhe rajone të tjera, ndërkaq i vetmi ndryshim nga LG G5 është se ky variant do të vijë me 3GB RAM vend të 4GB RAM sa janë në LG G5.

Karakteristikat tjera të LG G5 SE mbeten të njëjta, duke përfshirë ekranin qHD në 5.3 inç me rezolucion prej 1440 x 2560 pikselëve dhe 32GB memorie të brendshme.

LG G5 SE gjithashtu do të vijë me portin për microSD për zgjerim të memories dhe një kamerën para me 8MP, kamera të dyfishta në anën e pasme e cila përbëhet nga një kamerë 16MP në 4K dhe tjetrën me 8MP.

Modeli i ri i telefonit do të shfaqet në Android 6.0 me dizajnin e njëjtë sikurse LG G5.

Exit mobile version