Telegrafi

LG ka prezantuar kompiuterin e ri desktop

Bëhet fjalë për një kompiuter të gjitha në një, me kerkan 23-inch me prekje të shumëfishtë, me procesor Intel Sandy Bridge Core i7, kartë grafike AMD Radeon HD 6650M, 8 GB/RAM, memorje të integruar 750 GB dhe kamera të integruar në qendër të desktopit.

Kompiuteri i LG do të dalë në mes të muajit Gusht njëherësh në Evropë, Azi, Lindje të mesme dhe Afrikë. Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me çmimin e këtij prototipi. /Telegrafi/