Site icon Telegrafi

LG G8X do ta ketë edhe një ekran identik anash, si dhe një tjetër në pjesën e pasme

Ky telefon, do të t’i ketë tri ekrane të ndryshme.

Në organizimin IFA që u zhvillua në Berlin të Gjermanisë, LG e ka treguar modelin G8X, që do ta ketë edhe një ekran identik në pjesën anësore, transmeton Telegrafi.

Të njëjtin panel OLED dhe nivel rezolucioni, përmasat 6.4 inç dhe hapësirën e mbyllur në pjesën e sipërme, do të jenë edhe në ekranin tjetër.

Pasi që këto dy ekrane të jenë mbyllur, mund të shfrytëzohet tjetri që është në pjesën e jashtme të LG G8X, me 2.1 inç që shërben për shfaqjen e mesazheve, orës dhe njoftimeve më rrëndësi.

Telefoni i ri nga LG, pritet të jetë shumë më i përditësuar dh të ofrojë mundësi më të mëdha, si rrotullimin në 360 shkallë. Me procesorin Qualcomm Snapdragon 855, 6GB RAM si dhe 128GB për ruajtje, LG G8X ka bateri 4,000mAh dhe rrjetin 5G.

Deri më tani, nuk është bërë i ditur çmimi, derisa thuhet se i reziston ujit dhe ka qëndrueshmëri të nivelit ushtarak dhe është shumë telefon i mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version