Telegrafi

LG G8 ThinQ shfaqet në tërësinë e tij, në prag të lansimit

Imazhet e rrjedhura të LG G8 ThinQ sapo rrëmbyen internetin, në prag të lansimit të pajisjes në Kongresin Botëror të Telefonave (MWC).

Fotot duket të jenë dizajne të marketingut të LG G8 ThinQ, duke treguar telefonin e ardhshëm në tërësinë e tij.

Ato u postuan në Twitter nga Evan Blass, një burim i besueshëm i informacioneve teknologjike. 

Është e vështirë të shohim nga fotot në të zezë, por ndryshimi i vetëm nga dizajni LG G7 ThinQ duket vendndodhja e kartës SIM dhe mikro SD, që ka lëvizur nga pjesa e sipërme, në anën e djathtë.

LG njoftoi lansimin e telefonit javën e kaluar, por nuk dha detaje përveç për integrimin e sensorit Time-of-Flight (ToF) për njohjen e fytyrës (siç përdoret në Face ID të iPhone) dhe hartën e thellësisë (për modalitete të përmirësuara të sfondit “portret”, AR dhe VR). /Telegrafi/