Telegrafi

LG G8 me sistem të hapjes nëpërmjet identifikimit të fytyrës, që funksionon në çdo situatë (Foto)

Brenda disa javësh, LG do ta lansojë telefonin e ri G8.

Sikurse çdo prodhues edhe LG ka nisur të bëjë të ditura detajet e pajisjes së zgjuar, që do të ketë një kamerë 3D infra të kuqe, shumë të avancuar, transmeton Telegrafi.

Kompania koreane, në bashkëpunim me Infineon, ka zhvilluar teknologjinë Time-of-Flight që ofron “matje të sakta, duke emetuar dhe marrë dritën infra të kuqe, ashtu siç reflektohet në subjekt”.

Rezultati është një sistem identifikim i fytyrës, shumë i shpejtë dhe i saktë, që funksionon në çdo situatë.

Apple a e ka përdorur me shumë sukses këtë teknikë në iPhone X, që kryen funksionin e duhur në shumicën e rasteve, por nuk ndodhë njëjtë edhe nën rreze dielli. /Telegrafi/