Telegrafi

LG G6 Plus dhe LG G6 Pro dalin më 27 qershor

LG kohët e fundit prezantoi dy versione të reja të të LG G6, përkatësisht LG G6 Plus dhe LG G6 Pro dhe tani kompania ka zbuluar datën e debutimit për të dy telefonat që po vijnë në treg.

LG G6 Plus dhe LG G6 Pro do të shfaqen në Korenë e Jugut më 27 qershor dhe pajisjet do të vijnë me specifika të ndryshme në G6.

LG G6 Plus thuhet se vjen me 128GB të integruar për ruajtje, ndërkaq G6 Pro me 32GB memorie të brendshme.

Ende nuk dihen më shumë detaje për këto dy modele, e as çmimet e mundshme me të cilat këto dy modele do të shiten në treg.