Telegrafi

LG G5 sjell procesorin Qualcomm Snapdragon 820

Snapdragon 820 në G5 të LG është konfirmuar nga Qualcomm në Twitter.

Bashkë me Snapdragon 820, LG G5 do të vijë me 4GB RAM dhe 64GB memorie, mes tjerash.

LG G5 do të ketë ekran të dyfishtë sikurse V10, ekrani kryesor me 5.1 inç dhe rezolucion në QHD prej 2560 x 1440 pikselëve. Por LG G5 do të vijë edhe me dy kamera.

Kamera në anën e pasme është thënë që do të vijë me 20 MP, dhe ajo e përparmja me 8MP.

Karakteristikat tjera të G5 do të përfshijnë Android 6.0, 4G LTE, WiFi dhe Bluetooth.