Telegrafi

LG G5 pak më ndryshe se paraardhësit e tij

Thashethemet për LG G5 kanë bërë rrugën e tyre në mediat e shumta botërore paraprakisht, duke përfshirë edhe faktin se ky model do të ofrojë edhe mundësinë e heqjes së baterisë, por tani për të njëjtin model kanë rrjedhur edhe karakteristika të reja nga Shai Mizrachi.

LG G5 pritet të jetë ndryshe nga paraardhësit e tij sa i përket konstruktit, megjithatë, LG G5 është e thënë që do të vijë i mbështjellur nga trupi i plotë prej metali.

Për më shumë, LG G5 do të ketë edhe disa ndryshime tjera nga dizajni tradicional, dhe butonat e zërit në pajisje do të jenë në anën e majtë të pajisjes.

LG G5 do të ketë edhe skanerin për gjurmë gishtash, ndërsa kamera me auto fokus dhe LED flash do të jetë mbi butonin e lëshimit të telefonit. (Telegrafi)