Telegrafi

LG G5 me trup të metaltë dhe tipare tjera të avancuara?

Sipas një raporti të fundit thuhet se LG G5 do të vijë me trupin e plotë prej metali, dhe se data e lansimit të tij pritet të bëhet e ditur vitin e ardhshëm.

Më tej është thënë se LG G5 do të sjell edhe Quad HD si dhe teknologjinë e njohjes së objekteve të quajtur Iris.

LG thuhet se do të sjell edhe kamera më të avancuara në modelin e saj të ri të telefonit, si dhe më shumë RAM memorie. Por deri atëherë, pritet të shihet se cilat specifika tjera do t’i shtohen këtij telefoni që pritet të jetë i avancuar. (Telegrafi)