Telegrafi

LG G4, telefoni i parë që merr Android 6.0 (pas Nexus)

Zakonisht prodhuesve të telefonave u merr shumë kohë për ta adaptuar një version të ri të sistemit operativ nga Google, por kësaj radhe është LG ajo e cila do ta vendos atë në një model të ri të saj.

Sipas njoftimit të bërë nga vetë kompania jugkoreane thuhet se LG do ta përditësojë modelin e saj të ri të telefonit – LG G4 me versionin e fundit të Android, 6.0.

LG thotë se në Poloni tashmë do të lëshohet version i ri i Android në LG G4, dhe më pas do të pasojë edhe për përdoruesit që gjenden në vendet tjera. (Telegrafi)