Telegrafi

LG G4 sjell kamerën me 16MP dhe Snapdragon 810

LG G4 thuhet se do të sjell procesorin me 8 core në 64-bit Qualcomm Snapdragon 810, si dhe 3GB RAM për ta bërë telefonin edhe më të shpejtë dhe më të fuqishëm.

Karakteristikat tjera të mundshme të LG G4 përfshijnë edhe kamerën e pasme me 16MP, ndërsa kamera ekzistuese në LG G3 është me 13MP, dhe pa kënde të ndryshme shikimi.

Më pas është thënë se LG është duke menduar që në G4 ta ofrojë edhe lapsin digjital, për të konkurruar me Samsung Galaxy Note 4.

Edhe pse nuk ka informacione lidhur me madhësinë e ekranit të LG G4, pritjet janë që telefoni të ofrojë ekranin me 5.5 inç, siç LG e ka ofruar në LG G3. (Telegrafi)