Telegrafi

LG G4 do të jetë rivali kryesor i Samsung Galaxy Note 4?

Ndërsa karakteristikat tjera të LG G4 do të përfshijnë ekranin me diagonalen prej 5.3" me rezolucionin QHD dhe skaje të ngushta, të ngjashme me ato të G3. Procesori i G4 thuhet se do të vijë me Snapdragon 810, 4GB RAM dhe variantet e memories me 32GB/64GB.

Së fundmi, LG ka aplikuar edhe për regjistrimin e markës "LG G Pen" që pritet të jetë përgjigja e kompanisë ndaj Samsung S Pen, dhe e cila do të punojë me shumicën e karakteristikave softuerike të fabletit.

Me afrimin e Kongresit Botëror Mobil, pritjet janë që edhe LG ta prezantojë fabletin e saj të ardhshëm, LG G4. (Telegrafi)