Telegrafi

LG G4 bën që G Pro 3 të dështojë!

Dy linjat e telefonave të LG janë duke u afruar në madhësi, pasi që LG G3 ofron diagonalen e ekranit me vetëm 0.4" më të vogël sesa modeli tjetër i serisë Pro.

Ndërsa, LG G4 mund ta ketë një ekran edhe më të madh sesa të dyja modelet, përkatësisht madhësinë e ekranit që arrin në më shumë sesa 5.2 inç.

Linja e telefonave LG G Pro nuk ka arritur që të rivalizojë me Samsung Galaxy Note dhe LG këtë linjë të pajisjeve të saj e ka cilësuar si të dobët për nga shifrat e shitjeve. (Telegrafi)