Telegrafi

LG G3, vjen vitin e ardhshëm

Ndërsa tani sipas një raporti të ri medial thuhet se LG është duke e përgatitur pasardhësin e LG G2 me ndërfaqen e jahstëzakonshme me 2K, të cilin kompania do ta prezantojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Sipas ZDNet Korea, modeli i ri i LG’së do të prezantohet në treg si LG G3 dhe i njëjti do të sjell 2560 x 1440 piksel.

Raporti i faqes thotë se LG G3 do të vijë me kamerën e pasme me 16MP si dhe procesorin octa-core, me 2.2GHz të prodhuar nga LG, të cilin ajo do ta quajë LG Odin. / Telegrafi /