Telegrafi

LG G3 vjen me 16 korrik?

Megjithatë, tani thuhet se përdoruesit e T-Mobile do ta kenë mundësinë e blerjes së LG G3 që nga data 16 korrik.

Sipas burimeve të TmoNews thuhet se 16 korriku do të jetë dita e lansimit të LG G3 në T-Mobile.

Sa i përket karakteristikave, LG G3 pritet të sjell specifika të avancuara harduerike, duke përfshirë ekranin me diagonalen prej 5.5", rezolucionin 2560 x 1440, si dhe procesorin quad-core Snapdragon 801 SoC.

LG G3 do të vijë në dy versione: njërin me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, 3GB dhe 32GB memorie të brendshme.

Por, thuhet se LG G3 do ta mundësojë edhe portin për kartelën microSD, e cila do ta zgjeronte memorien e telefonit edhe me disa GB shtesë.

Këto nuk do të jenë karakteristikat e vetme të LG G3, pasi që fableti/telefoni i kompanisë koreane pritet të sjell edhe kamerën e pasme me 13MP (me stabilizuesin optik) dhe atë të përparmen me 2MP, si dhe Android 4.4.2 KitKat, si versionin e sistemit operativ të pajisjes. /Telegrafi/