Telegrafi

LG G3 do të vijë me ekranin QHD?

Ndërsa PhoneArena ka raportuar se LG G3 do të posedojë ekranin me diagonalen prej 5.5-inç, me 2560 x 1440 piksel, dhe për këto të dhëna, faqja e citon një burim brenda kompanisë LG. Ky mund të jetë densiteti më i madh i pikselëve për një telefon të mençur mobil, duke marrë parasysh se ky model do të debutojë para rivalit Oppo Find 7, i cili gjithashtu pritet të vijë me rezolucion në QHD.

Burimi i njëjtë i informacionit ka thënë se LG G3 do të vijë me “softuer të avancuar personal”, edhe pse nuk dihet nëse është menduar në Google Now, apo ndonjë aplikacion të vetë LG.

Thashethemet e mëhershme raportonin se LG G3 do të jetë rezistent ndaj ujit, ndërsa procesori i telefonit pritet të sjell Snapdragon 801 me 2.5GHz dhe opsionet me 2/3GB RAM. Debutimi i LG G3 pritet të ndodhë në mes të muajit maj. / Telegrafi /