Telegrafi

LG G3 debuton në maj?

Mirëpo, momentalisht asgjë nuk dihet për datën e mundshme të lansimit, edhe pse ka zëra që thonë se telefoni i ri i LG-së do të debutojë në maj të këtij viti.
Burimi i këtij lajmi nuk jep detaje për specifikat e mundshme të LG G3, edhe pse thuhet se ekrani i telefonit do të ketë ndërfaqen mbresëlënëse në QHD me rezolucion prej 2560 x 1440 piksel.

Pritet që edhe LG të ngutet me lansimin e modelit të ri të telefonit, pasi që prodhuesit tjerë të telefonave thuhet se do ti zbulojnë modelet e tyre të fundit në gjysmën e parë të këtij viti.

Samsung pritet që gjeneratën e pestë të telefonit të saj – Samsung Galaxy S5 ta lansojë në mars, ndërsa shitjen e modelit të saj ta fillojë në prill.

Nga burime të shumta të informacionit pritet që LG G3 të vijë me ekranin prej 5.5-inç në rezolucionin prej 2K, kamerën e pasme me 16MP, procesorin octa-core të prodhuar nga vetë LG me shpejtësi prej 2.2GHz si dhe sensorin e gishtërinjëve për sigurinë e telefonit / Telegrafi /
.