Telegrafi

LG G2 në Evropë, gjatë muajit

Fillimisht, sipas LG-së, modeli G2 do të zbarkojë në SHBA dhe Gjermani, për tu pasuar edhe me vendet tjera të botës.
Në rast se keni harruar, LG G2 vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me 5.2-inç në formatin Full HD, dhe rezolucionin prej 1080 x 1920 pikselëve.

Për më shumë, LG G2 mbështetet në procesorin e fuqishëm quad-core Qualcomm Snapdragon 800 me shpejtësi 2.26GHz.
Specifikat tjera të telefonit përfshijnë edhe 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, kamerën e pasme me 13 mega piksel dhe atë frontale me 2.1 mega-piksel.

G2 punon në sistemin operativ Android 4.2.2 Jelly Bean dhe ndërfaqen Optimus UI. Bateria e LG G2 është me 3000 mAh, ndërsa butonat e volumit i ka të vendosur nën kamerë.

Megjithatë, LG ende nuk ka përmendur ndonjë datë të saktë për lansimin e modelit të ri të telefonit të saj, e as nuk e ka zbuluar çmimin me të cilin do të ofrohet në treg, / Telegrafi /