Telegrafi

LG G2 edhe në versionin Gold

Në fakt, LG ka vendosur që modelin e saj kryesor të telefonit, LG G2 ta sjell edhe në edicionin e artë.

ePrice e ka vërejtur versionin e artë të LG G2 në Tajvan, treg në të cilin ky version i LG G2 do të vijë brenda javësh.

Mirëpo, për dallim nga rivalët e saj me modele të ngjashme të telefonave të cilët i shesin më shtrenjtë, çmimi i LG G2 Gold do të jetë i njëjtë me versionin e bardhë dhe të zi të telefonit, përkatësisht rreth 496 dollarë për versionin me 16GB memorie të brendshme, apo 562 për modelin me 32GB memorie.

Aktualisht, LG nuk ka dhënë asnjë detaj për kohën e mundshme të prezantimit të LG G2 Gold në tregjet tjera, mirëpo duke e marrë parasysh se modele të reja të rivalëve janë në arritje e sipër, pritet që edhe LG të reagojë shpejtë, dhe këtë model të telefonit ta prezantojë në kontinentet më të mëdha dhe tregjet në zhvillim. / Telegrafi /