Telegrafi

LG G Pro 3 sjell Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4GB RAM?

Sipas një raporti të ri thuhet se LG G Pro 3 do të vijë me 3GHz Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4GB RAM.

Karakteristikat tjera të pëfolura për këtë model të telefonit janë edhe memoria e brendshme me 32GB, e cila mund të zgjerohet edhe më tutje me micro SD.

Sipas të gjitha gjasave mund të ndodhë që telefoni / fableti të sjell edhe ekranin me 6 inç, Quad HD dhe rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.

LG G Pro 3 do të ofrojë edhe super kamerën me 20.7MP, dhe atë të përparmen me 8MP.

LG G Pro 3 do të vijë me Android 5.1 Lollipop, ndërsa debutimi i fabletit të ri pritet të ndodhë deri kah fundi i këtij viti. (Telegrafi)